Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NË DERBIN E LONDRËS/ Sarri: Jam shumë i nevrikosur për ekipin, ne duhet të reagojmë

I pamëshirshëm është treguar trajneri Italian, Maurizio Sarri ndaj futbollsitëve të tij, pas dështimit të Chelseas në derbin e Londrës, të fituar nga Arsenal Me rezultatin 2-0. Në përfundim të sfidës, totalisht i zhgënjyer nga performanca, Sarri ka kritikuar përqasjen e ndeshjes nga ana e skuadrës së tij, duke e konsideruar si të papranueshme.

“Jam vërtetë shumë i nevrikosur mbi përqasjen që adoptuam sot. Herë pas here mund ta gjesh veten në vështirësi, por ne duhet të reagojmë ndaj atyre vështirësive shumë herë më mirë se sa bëmë sot. Është një përqasje që nuk mund ta pranojmë”, komentoi Sarri.

“Ndodhi e njëjta gjë edhe në ndeshjen ndaj Tottenham. Menduam se e kapërcyem atë problem, por mesa duket hasim shumë vështirësi të ngrejmë veten për këto ndeshje. Nuk më shqetëson humbja, por nuk më pëlqen të humb në këtë mënyrë”, deklaroi trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, për BT Sport.

Related posts

Gati marrveshja/ Interi propozon shkëmbimin Dembele-Joao Mario

Sadik.Autor

DJALOSHI I ARTË/ MANE synon të shkruajë HISTORINË ndaj Crystal Palace

Isa.Autor

Kupa e Anglisë: United dhe Tottenham duan të shpëtojnë sezonin

Sadik.Autor

Leave a Comment