Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ GENOAS/ Donnarumma: I uroj fat Higuainit, ja cili është objektivi i Milanit

Gianluigi Donnarumma i ka uruar fat Gonzalo Higuain në prag të kalimit te Chelsea, pas fitores 2-0 të Milan ndaj Genoa-s.

Portieri ka qenë në superformë duke ndihmuar ekipin të triumfojë me disa pritje fantastike në Marassi.

“Disfata në Supercoppa akoma na dhemb, por objektivi ynë është vendi i katërt. Le të fokusohemi te ndeshja e radhës,” shprehet Donnarumma.

“Nuk bëmë një start të mirë, por vuajtëm së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kemi luftuar dhe eventualisht kualiteti ynë siguroi fitoren.

“Higuain? Do të ketë arsyet e tij, por si një mik i uroj gjithë të mirat. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por do të mundohemi me të gjitha forcat tona për të arritur objektivin.”

Dy ndeshjet e radhës të Milan do të jenë ndaj Napolit, në Serie A dhe Coppa Italia: “Jam një tifoz i madh i Napolit, është qyteti im dhe jam i lumtur që po ecën mirë…por shpresoj t’i mposhtim.”

Related posts

INTER ÇLIROHET PËR GJENDJEN E YLLIT LUKAKU/ Por tani vendos Conte dhe klubi mbi sfidën ndaj Sampdoria

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, Nis pjesa e dytë. Bardheblutë menjëherë në sulm

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Rapid Vienna-Arsenal. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment