Futboll Sport

VJEN NDERIMI I RADHËS/ Milingona e zbuluar së fundmi merr emrin e yllit të Liverpoolit

Egjiptiani Mohamed Salah është shpallur dy vite resht Lojtari i Vitit në Afrikë, tani vjen nderimi i radhës.

Siç raporton Liverpool Echo, një milingone të sapo zbuluar i është vënë emri i sulmuesit të Liverpool.

Milingona është zbuluar në krahinën e Dhofar të Omanit dhe është pagëzuar me emrin “Meranoplus Mosalahi”, në nder të Mo Salah, mbretit të golave egjiptian.

Eksperti Mosta Sharaf, i cili ka zbuluar milingonën, është një tifoz i çmendur i futbollit dhe një profesor në Universitetin e Riadit Mbreti Saud. Së fundmi ai ka punuar edhe në muzeun e Liverpulit.

“Këtë specie ia kemi dedikuar Mohamed Salah, futbollistit të Liverpool dhe përfaqësueses egjiptiane,” shprehet profesori për revistën Peer J.

Related posts

E BUJSHME/ Oferta e çmendur e WWE, Fury mund të braktisë ndeshjen me…

Delo.autor

EURO 2024/ Franca vetëm 1-1 ndaj Polonisë, e dyta në renditje

F.autor

U KAP ME DOPING/ Gjykata jep vendimin PËRFUNDIMTAR për sulmuesin ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment