Futboll Seria A Sport

NGA ARRITJET PERSONALE TEK OBJEKTIVAT E MILANIT/ Cutrone “harron” Higuain, ka një mesazh për Piatek

Nga rritja personale te Higuain dhe Piatek, Patrick Cutrone ka folur për merkaton dhe objektivat e Milan-it në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.

Në lidhje me rritjen personale pas 18 muajsh: “Objektivi që i kam vënë vetes është që të përmirësohem gjithmonë në stërvitje dhe të mësoj ditë pas dite, edhe falë ndihmës së shokëve të skuadrës”.

Shitja e Higuain: “Kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai është një kampion dhe më ka mësuar shumë. E falënderoj për këshillat që më ka dhënë”.

Objektivi Champions: “E vështirë pa Higuain? Nuk arrihet vetëm falë një lojtari, por nga puna e gjithë skuadrës. Ne kemi besim dhe i marrim ndeshjet me radhë”.

Blerja e Piatek: “Është i fortë dhe e ka treguar këtë gjatë këtyre muajve. Mund të na ndihmojë shumë. Unë dhe shokët e tjerë të skuadrës do ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt me grupin”.

Fanella me numrin 9: “Do të ishte një nder për mua ta mbaja. Tani mendoj që të paraqitem mirë në këto muaj dhe të jem gati në çdo moment, më pas të shohim”.

Rivaliteti i mundshëm me Piatek: “Unë mendoj që të jem gjithmonë gati, pavarësisht nëse e nis ndeshjen nga stoli apo jam titullar. Unë kërkoj të bind trajnerin që të më zgjedhë në formacionin titullar”.

Related posts

Zidane mendon për Juventusin, lë pushim Ronaldon

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Klopp “harron” Liverpool dhe fokusohet tek stërvitja e kundërshtarit (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare/ PSG transferon ish-mesfushor e Real Madrid-it

Q.Autor

Leave a Comment