Futboll Premier League Sport

NË BISEDIME ME DISA KLUBE/ Mesfushori i Manchester Unitedit në radarët e…

Kontrata e mesfushorit spanjoll Juan Mata te Manchester United mbaron në fund të sezonit.

Sipas tangleze, Mata ka nisur bisedimet me disa klube për të vendosur se ku do të shkojë në verë.

Tani raportohet se edhe Arsenal është interesuar për shërbimet e fantazistit veteran.

Një plus për Topçinjtë është trajneri Unai Emery, i cili e ka trajnuar Mata-n kur të dy ishin te Valencia.

Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe qëndrimi i spanjollit në Old Trafford. Duhet parë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Djajve dhe nëse Mata do të ishte në planet e tij.

Tek Arsenal, ai do të kthehej në një lojtar të rëndësishëm dhe, nëse do të transferohej, do të thoshte se Ozil mund t’i thotë lamtumirë.

Related posts

Kevin-Prince Boateng: Ky, trajneri perfekt për të drejtuar Bayern Munich

Q.Autor

Formacionet zyrtare: Juventus – Atalanta

Q.Autor

DITË SPECIALE PËR ARMANDO BROJËN/ Sulmuesi i Kombëtares uron njeriun e veçantë (FOTO)

F.autor

Leave a Comment