Futboll La Liga

Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë 70 mln euro

Skuadra spanjolle Athletic Bilbao ka arritur ta blindojë yllin e tyre Kepa Arrizabalaga.

Portieri i talentuar spanjoll ka shkëlqyer në stinorët e fundit në La Liga dhe në Ligën e Evropës.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat e mëdha me Real Madridin si favorit për ta transferuar atë.

Por pritja e portierit ka marrë fund dhe ai ka vendosur të rinovojë kontratën me Athletic Bilbaon.

(Foto /Getty Images)

Kepa ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin e largët 2025 kurse klubi spanjoll i ka vënë edhe një klauzolë largimi.

Në rast se skuadrat e duan transferimin e Kepas, atëherë duhet t’ia paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurove.

Klauzola e mëparshme e lojtarit te Bilbao ishte 25 milionë euro dhe tani është ngritur për 45 të tjera.

Real vazhdon të mbetet e interesuar për lojtarin por tani në rast se dëshiron ta transferojë atë duhet të paguajë 70 milionë euro.

Nëse ndodh një gjë e tillë atëherë Kepa do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori.

Related posts

Gattusso i papërmbajtshëm, ofendon rëndë mbrojtësin serb të Romës (VIDEO)

Q.Autor

Igli TARE bëhet me “dhimbje koke”, DËMTOHET “ylli” i Lazios, do mungojë…

Isa.Autor

ATALANTA LUAN PËR HERË TË PARË NË CHAMPIONS/ Trajneri debutues: Do të jemi surpriza e Europës

Delo.autor

Leave a Comment