Futboll Seria A Sport

RREGULLORJA ANTI RACIZËM/ Italia ndryshon “lojën”, ja MASAT

Këshilli Federal i Federatës Italiane të Futbollit ka modifikuar sot rregulloren anti-racizëm, sepse deri tani ndeshja duhej të ndalej pas 3 episodesh raciste, ndërsa tani e tutje do të ndalet që pas rastit të dytë.

Në rast se gjatë një ndeshje futbolli do të ketë kore raciste, skuadrat do të shkojnë në mes të fushës deri në rikthimin e qetësisë. Në rast se këto skena racizmi do të përsëriten, atëherë ndeshja do të ndërpritet përkohësisht dhe skuadrat do të rikthehen në dhomat e zhveshjes. Më pas, vendimin e kanë në dorë zyrtarët e ndeshjes.

Normat e reja parashikojnë këto masa: 

* Para ndeshjes, nëse përfaqësuesi i sigurisë publike apo një nga bashkëpunëtorët e tij shohin një apo disa parrulla raciste, dëgjojnë kore ose thirrje racizmi apo diskriminimi, do të sinjalizojnë gjyqtarin që ndeshja të mos nisë.

*Nëse gjatë ndeshjes, gjyqtari dëgjon apo sinjalizohet nga përfaqësuesi i sigurisë publike për kore apo parrulla raciste, skuadrat do të mblidhen në mes të fushës. Në atë moment, publiku do të informohet për motivet që kanë shtyrë gjyqtarin të ndalë ndeshjen, deri në futjen e skuadrave në dhomat e zhveshjes.

*Do të jetë sërish ekskluzivitet i përfaqësuesit të sigurisë publike rinisja e garës. Në rast se koret raciste vazhdojnë edhe pas rikthimit në fushë të skuadrave, atëherë do të jetë sërish ky përfaqësues i sigurisë publike që do të urdhërojë gjyqtarin të ndalë përfundimisht ndeshjen.

Related posts

Dritë në fund të tunelit për “dështimin” e Interit, e duan në Brazil

Q.Autor

HABIT me deklaratën ish-sulmuesi zikaltër: Në Kinë stërvitesha më shumë se tek Interi

Delo.autor

“SHKATËRROHET” ROMA/ Finalizim i përsosur për “Vjolët”, siguron gjysëmfinalen e Kupës së Italisë

Delo.autor

Leave a Comment