Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Solskjaer bën blerjen e parë tek Manchester Unitedi, me opsion për…

U përjashtuar rreziku i lamtumirës në parametra zero në fund të sezonit, pasi Anthony Martial ka rinovuar me Manchester United. Është zyrtare zgjatja e kontratës deri në vitin 2024, me opsion për një tjetër sezon. Sulmuesi francez i gjurmuar nga Inter, Juventus e Milan ka thënë fjalën e tij për faqen zyrtare të klubit.

“E dashuroj jetën time në këtë klub. Që nga momenti kur mbërrita më bënë të ndihem pjesë e familjes së United dhe jam befasuar nga dashuria e tifozëve tanë, që vazhdojnë të më çudisin me mbështetjen e tyre”, u shpreh sulmuesi francez i “Djajve të Kuq”.

“Dua të falenderoj trajnerin Solskjaer dhe stafin e tij që besuan tek unë dhe që më ndihmuan për të ngritur futbollin tim në një tjetër nivel. Në këtë klub, fitimi i trofeve është gjithçka dhe jam i sigurtë se çmimi i ardhshëm nuk ndodhet larg”, deklaroi Martial.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar as komenti i vetë trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer: “Martial është një prej atyre futbollistëve të talentuar që çdo trajner do të dëshironte të stërviste”.

“Ndonëse është i ri, ka një inteligjencë të lartë futbollistike, që kombinuar me talentin e tij të jashtëzakonshëm e bën atë një futbollist me të ardhme fantastike. Ky është klubi perfekt për atë, për tu rritur dhe imponuar si sulmues i nivelit të parë. Jemi të lumtur që nënshkroi një kontratë të gjatë me ne”, deklaroi Solskjaer.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Hysaj largohet nga Napoli për tu zbarkuar tek klubi…

Delo.autor

U BLE NË SHKURT NGA CHELSEA/ Lojtari del për herë të parë në stërvitje

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Sulmuesi Manaj arrin akordin për transferimin tek Barcelona…

Delo.autor

Leave a Comment