Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Hallaçi: Nuk na interesojnë statistikat, në Vlorë vetëm për…

Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Flamurtarit, zëvendës trajneri Rraman Hallaçi përpara gazetarëve foli për gjendjen e skuadrës, përballjën  ndaj vlonjatëve, merkaton e janarit si dhe për sulmuesin Reginaldo.

Sa i takon përballjes ndaj Flamurtarit, ndeshjen e fundit ndaj Teutës skuadra vlonjate tregoi shumë seriozitet në lojë. Ne e vlerësojmë shumë këtë ekip por do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë përballje, ashtu sikur bëjmë për të gjitha ndeshjet. Nuk na interesojnë statistikat e përballjeve me Flamurtarin, pavarësisht se shifrat janë në favor të skuadrës sonë. Investimi në ekipin tonë është shumë i madh dhe kjo gjë na imponon të mendojmë fitoren e çdo ndeshje.

“Në limitet e merkatos kemi bërë disa afrime mjaft cilësore në skuadër. Mendoj se konkurenca do të rritet, sidomos pas ardhjes të një futbollisti si Valdet Rama. Për të fituar titullin Kampion, objektiv i cili synohet çdo sezon futbollistik tek ekipi ynë, nevojiten një numër i konsiderueshëm futbollistësh cilësorë. Nuk ka çështje “Reginaldo”. Sulmuesi pësoi një dëmtim të lehtë gjatë seancës stërvitore përpara sfidës me Laçin. Për këtë arsye, pas ekzaminimeve të stafit mjekësor, nuk u grumbullua në sfidën ndaj kurbinasve.  Pas disa ndërhyrjeve mjekësore mozambikasi u rikuperua dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Flamurtarit.-tha mes të tjerash Hallaçi.

Related posts

De Laurentiis “ngrin” tifozët: Cavani tek Napoli është një mashtrim, Di Maria dhe Benzema…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Renditi ekipin mes më të mirëve në kampionat, trajneri Juric do të ulet në stolin e skuadrës…

Delo.autor

Nuk kishte si të mungonte LORIK CANA/ Ja postimi madhështor për “SHQIPONJAT” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment