Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME GOLEADË/ Sarri: Shpresoj që në të ardhmen të mos kemi nevojë për…

Chelsea ka mposhtur 5-0 Huddersfield duke u rikthyer te fitorja pas dy disfatave radhazi. Trajneri i ekipit Maurizio Sarri ka mbetur tepër i kënaqur, por i kërkon skuadrës ta bëjë zakon këtë paraqitje.

“Mendoj se e nisëm shumë mirë ndeshjen në 25 minutat e para dhe më pas vazhduam të luanim mirë deri në fund të takimit, por kemi nevojë për vazhdimësi.

“Sot çdo gjë shkoi mirë, luajtëm 90 minuta të plota, mbrojtëm mirë, kështu që ishte në ndeshje e kënaqshme, por tani duhet të gjejmë vazhdimësinë, duhet të vijojmë të luajmë me të njëjtin mentalitet në të gjitha ndeshjet.

“Shpresoj që në të ardhmen të mos kemi nevojë për një humbje që të gjejmë mentalitetin e duhur.

“Higuain po përmirësohet, ai nuk ka qenë mirë fizikisht kur mbërriti sepse ka pasur probleme me mesin dhe si pasojë nuk është përfshirë shpesh.

“Ai është një lojtar i madh dhe i përshtatet lojës së Hazard. Momenti më i mirë i ndeshjes ishin 25 minutat e para, mënyra se si lëvizëm me topin ishte shumë e rrezikshme.”

Related posts

Milano është destinacioni më i mundshëm për Gareth Bale

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Kualifikimi në gjysmëfinale i Spanjës, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes me Zvicrën

Delo.autor

ANALIZA/ Reali si kurrë më parë, Vinicius njeriu i finaleve

F.autor

Leave a Comment