Futboll La Liga Sport

VIJON “LUFTA” PËR JORDI ALABAN/ Barcelona piketon tre emra për në verë

Këtë të shtunë ka mjaft informacione, sipas të gjitha shijeve, në shtypin sportiv të Barcelonës. Lajmi që spikat më së shumti i përket “Mundo Deportivo”. Shkruhet përsëri mbi nevojën që ka skuadra blaugrana për të nënshkruar me një mbrojtës të majtë verën e ardhshme, për të “dubluar” Jordi Alba, i cili nuk është kursyer në asnjë garë të sezonit aktual.

Pasi ka humbur besimin te Juan Miranda, i cili është “zhdukur” që nga performanca e tij e dobët në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Levantes, dhe misterit me Cucurella, që tani po spikat me Eibar, në listën e klubit kampion të La Liga-s shfaqen disa emra për ta përforcuar atë pozicion.

I preferuari, sipas “Mundo Deportivo”, është Ferland Mendy, 23 vjeç, nga Olympique Lyon. Në fokus të departamentit teknik të Barcelonës është edhe Junior, lojtar i Betis, i cili luajti një ndeshje të madhe në “Camp Nou”, si dhe Filipe Luis, që del jashtë kontratës me Atletico Madrid në fund të sezonit.

Related posts

NDESHJA WATFORD – MANCHESTER CITY/ Citizens synojnë shkëputjen në distancë sigurie

Isa.Autor

LISTA E SPASTRIMEVE/ Ja 11 lojtarët që pritet të largohen nga Borussia Dortmund

Delo.autor

Bindja e talentëve/ Challendes po mban “amanetin” e VOKRRIT tek KOSOVA

Isa.Autor

Leave a Comment