Futboll Sport

PANIK NË ANGLI/ Lojtari humbet ndjenjat në stol (FOTO)

Panik, ankth dhe tension në ndeshjen e Championship në Angli midis Middlesbrough dhe Leeds. Në minutën e 82-të, mesfushori 18-vjeçar i ekipit të Leeds, Jack Clarke, ra pa ndjenja në kohën që ndodhej në stol.

Ndeshja u ndërpre dhe ndërhyrja e mjekëve të të dyja skuadrave ishte e menjëhershme. Lojtarit iu vendos menjëherë maska e oksigjenit për të mundësuar frymëmarrjen artificiale. Pas pak çastesh ai u përmend dhe u transportua me barrelë për tek autoambulanca dhe më pas në spital.

Mjeket i japin ndihmen e pare Clarke

Clarke luajti për 45 minuta dhe më pas u zëvendësua nga trajneri Marcelo Bielsa. Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti të lojtarit, që e ka kaluar natën në spital, ku ende edhe sot po i nënshtrohet analizave.

Leeds ka bërë me dije se lojtari është mirë, jashtë rrezikur për jetën edhe pse frika në fushë ishte e madhe. Pas transportimit të lojtarit në spital ndeshja mes Middlesbrough dhe Leeds rinisi normalisht dhe u mbyll në barazim 1-1.

Related posts

U PARALIZUA 20 VITE MË PARË/ Andi Lila i dhuron një shtëpi të re futbollistit legjendar

Delo.autor

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Delo.autor

VALVERDE TREGOHET I KUJDESSHËM/ Trajnimi s’është i njëjtë me lojën, nuk mund ta rrezikoja Messin

Isa.Autor

Leave a Comment