Futboll Seria A Sport

ICARDI “BRAKTIS” INTERIN/ Spalletti: E ndërmorëm atë vendim për të mirën e skuadrës, ishte ai që…

Gjithçka sot ka kaluar në plan të dytë, përfshirë edhe ndeshja e vlefshme për Europa League dhe vetë kundërshtari Rapid Viena, sigurisht. Madje edhe rezultatet e munguara të një Interi zhgënjyes.

Gjatë ditës së mërkurë, çështja “Icardi” ka sunduar në kampin zikaltër nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Pikërisht pasdite, gjatë konferencës për mediat, trajneri i Inter, Luciano Spalletti i ka vënë vulën duke konfirmuar krizën mes klubit dhe sulmuesit argjentinas.

“Vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit Icardit ishte i vështirë, i dhimbshëm, por i përbashkët. E ndërmorëm atë vendim për të mirën e Inter. Përjashtimi nga grumbullimi? Jo, ishte ai që nuk deshi të vinte këtu me ne. Ishte i grumbulluar, por vendosi të qëndrojë në shtëpi”, deklaroi trajneri i Inter, Luciano Spalletti në konferencën për mediat.

Related posts

SULMON YLLIN E PORTUGALISË/ Legjenda Kin: Felix është një mashtrues, vendi i tij kishte nevojë për…

Delo.autor

KOFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: E ula pagën për 50%, bëra gjithçka, por ishte e pamundur

Delo.autor

“LUFTA” E MERKATOS/ Liverpool përballet me konkurrencë për shërbimet e Werner

Isa.Autor

Leave a Comment