Futboll Seria A Sport

NDRYSHOHET “LËKURA ZIKALTËR”/ Marotta bën goditjen e tretë tek Interi

Në shtëpinë zikaltër duket se sezoni ka përfunduar që tani. Gjithçka që ndodh në anët e zyrave të Inter, në fakt, duket se ka të bëjë me të ardhmen më shumë se me të tashmen dhe specifikisht, më shumë në merkato, se në fushën e lojës.

Nuk ka nevojë të jesh më specifik se kaq. Situata është e qartë për të gjithë dhe nuk ka asnjë gazetar apo person të angazhuar që të dijë të interpretojë më mirë se çdo tifoz, momentin intersit.

Marotta i ka ndryshuar lëkurën Interit. Ose të paktën po tenton ta bëjë. Hap pas hapi. Me një objektiv të vetëm, të transformojë klubin zikaltër, në atë që dëshiron Zhang. Një klub fituesh edhe jashtë fushës, si për sjelljen, ashtu edhe për rregullat e imponuara nga klubi ndaj futbollistëve të tij. Marotta godet drejtë dhe mesa duket, pas De Paul e Godin, tashmë po nxiton për të realizuar goditjen e tretë të merkatos, që pritet të mbyllet shumë shpejt.

Marotta duket se ka prenotuar Sensi-n nga Sassuolo, për sezonin e ardhshëm. Kjo, në momentin kur do të kalohet tek faktet në mënyrë zyrtare, do të ishte pikërisht një nga ato goditje të stilit “Marotta”, që kemi dëshmuar edhe në kohët e bardhezinjve.

Related posts

Botërori i penalltive? Rusia kalon Brazilin pas prezantimit të VAR

Sadik.Autor

Agjenti i Bonuccit largon zërat e merkatos: Qëndron tek Milani

Q.Autor

“NUK KA SHENJA TË…”/ Messi dribluesi më i mirë në Evropë, Ronaldo as i 50-ti

F.autor

Leave a Comment