Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Napoli bind në Zyrih, Sarri bën detyrën ndaj Malmos

Napoli preku kualifikimin në Europa League që në sfidën e parë, pasi arriti të fitojë në transfertën zvicerane ndaj Zyrihut, me rezultatin 1-3, në një sfidë të cilën Hysaj e pa nga stoli, por në fushë ishin dy futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës.

Skuadra e Ancelottit kontrolloi lojën nga fillimi dhe arriti të shënojë fillimisht me Insignen, më pas me Callejon dhe Zielinskin, ndërsa Zyrihu ngushtoi shifrat me anë të shqiptarit nga Kosova, Benjamin Kololli, i cili ekzekutoi në mënyrë spektakolare një 11-metërsh.

Edhe Chelsea i Sarrit la pas humbjen e thellë 6-0 në kampionat përballë Manchester Cityt, pasi bëri detyrën në transfertën suedeze ndaj Malmos, ku fitoi me rezultatin 1-2, falë golave të shënuar nga Barkley dhe Giroud.

Tekniku italian kishte lënë në stol disa nga yjet e skuadrës, si Higuain e Hazard, ndërsa për Malmon nuk u aktivizua për asnjë minutë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Egzon Binaku, që qëndroi për 90 minuta në stol.

Një hap drejt kualifikimit hodhën edhe dy skuadrat spanjolle Valencia e Villarel, që fituan respektivisht 0-2 ndaj Celtic dhe 0-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, ndërsa Club Brugge dhe Victoria Plzen morën fitore me përmbysje, të dyja me rezultatin 2-1, përballë Salzburgut dhe Dinamos së Zagrebit.

Related posts

E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Q.Autor

REAL MADRID NË KRIZË REZULTATESH/ Raphael Varane nuk shqetësohet: Kështu ishim edhe në verën e 2017-ës, por…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Brahim Diaz “magjik”, driblon mbrojtësit e Celtic dhe realizon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment