Futboll Sport

TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

Direkt dhe pa lojëra fjalësh. Zlatan Ibrahimovic mbetet vetëvetja edhe kur është në cilësinë e opinionistit dhe i duhet të zgjedhë mes kolegëve të tij. Sot, sulmuesi suedez i Los Angeles ndjek futbollin europian me interes, mbase edhe me pak nostalgji.

Gjithsesi, ai nuk toleron askënd, madje as rivalin e tij të vjetër Cristiano Ronaldo. Dhjetorin e kaluar portugezit i kaloi poshtë hundës trofeu i “Topit të Artë”, por Ibra nuk duket aspak i keqardhur, përkundrazi.

“Kam luajtur kundër Modric kur ishte i ri, tashmë është një futbollist ekspert dhe jam i lumtur që ai fitoi “Topin e Artë”, sikurse dhe çmimin për futbollistin më të mirë të FIFA-s pas finales së Kupës së Botës”.

“Nuk ndodh shpesh që një futbollist i tillë të fitojë gjithë këto çmime. Normalisht e bëjnë sulmuesit ose dikush që ka qenë i jashtëzakonshëm… Pastaj, unë dhe mamaja ime jemi kroatë. Ai është kroat, ndaj jam i lumtur sepse është pjesë e gjakut tim”, deklaroi Ibrahimovic.

Related posts

PËR MOMENTIN ËSHTË PA NJË EKIP/ De Biasi ndihmon të rinjtë: Emocion dhe përgjegjësi e madhe…

Delo.autor

Javë vendimtare për të ardhmen e Gattusos te Milani

Sadik.Autor

ELCHE-REAL MADRID/ Pas një asist nga Modric, Vinicius ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment