Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ ATALANTËS/ Gattuso: Kemi bërë një ndeshje të….

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur për “DAZN” pas fitores së rëndësishme të marrë në fushën e Atalanta-s. “Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi patur fat në rastin e golit të parë të Piatek njëzet sekonda para fundit të pjesës së parë. Më pas kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë”.

Goli i Calhanoglu: “Unë besoj te të gjithë lojtarët e mi. Hakan ka patur disa probleme në gjashtë muajt e fundit. Shpesh ka bërë pak në nivelin teknik, por ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë në aspektin fizik”.

“Është një lojtar i rëndësishëm, por marrëdhënia që kam me atë është e njëjtë me të gjithë të tjerët. Përqafimi që i dhashë pas golit vlen për të gjithë grupin”, ka thënë Gattuso.

Related posts

SHËNOHET GOLI I VITIT/ Lojtari “bombardon” portën nga 60 metra për 5 sekonda (VIDEO)

Isa.Autor

Elisabetta Galimi “hajmalia” e Juventusit në finalen ndaj Milanit

Sadik.Autor

FIFA i jep fitoren 3-0 Gjermanisë me Meksikë, ja çfarë ka ndodhur!

Sadik.Autor

Leave a Comment