Gossip

“TOTTI I RI”/ Zaniolo acarohet: Mamaja në Big Brother? Nuk bëhet fjalë…(VIDEO)

Ylli i ri i Romës dhe i Serisë A, Nicolò Zaniolo, është tashmë në mënyrë konstante në qendër të vëmendjes dhe mediat nuk i ndahen në asnjë moment.

Ditët e fundit emisioni i Italia 1, Le Iene, ka intervistuar atë që quhet nga të gjithë tashmë “Totti i ri”, ndërsa në intervistë ishte edhe mamaja e tij, Francesca, e cila është bërë e famshme për fotot e saj sensuale në rrjetet sociale, aq sa ka 255 mijë ndjekës në Instagram.

Fillimisht klima me gazetarët e Le Iene ishte e këndshme: “Totti më ka thënë që të qëndroj me këmbë në tokë, sepse më e bukura nuk ka ardhur ende. Femra e famshme që më tërheq më shumë? Belen Rodriguez”.

Megjithatë, Zaniolo e humbi qetësinë kur gazetarët i përmendën idenë e një pjesëmarrjeje të mamasë së tij në Big Brother italian (Grande Fratello). Aty talenti 19-vjeçar u acarua: “Jo, jo, edhe kjo intervistë është e tepërt dhe nuk doja ta bëja. Big Brother jo, as që bëhet llaf!”.

Më pas, Zaniolo i nervozuar zbriti nga makina, foli me dikë në telefon dhe vendosi që intervista të mbyllej aty. Me shpresën se tani e tutje nuk do të flitet më për rrjete sociale, selfie dhe Big Brother, por vetëm për futboll…

Related posts

SHËNON GOLIN E FITORES ME SHEFFIELD/ Aktorja pornografike e fton për fundjavë 23-vjeçarin (FOTO)

Delo.autor

E BËN VERË NË MES TË DIMRIT/ Motra e sulmuesit të Romës provokon me linjat e saj trupore (FOTO)

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Vajza e David Beckham në hapat e të atit, vetëm 7 vjeçe “bën tatuazhin e parë” (FOTO)

F.autor

Leave a Comment