Futboll Sport

TAKIM SEKRET MES BARCELONËS DHE INTERIT/ Zikaltërit duan marrëveshje për mesfushorin

Takime serete mes Interit dhe Barcelonës për të arritur një marrëveshje për Ivan Rakitiç. Mesfushori duket se kërkon një eksperiencë në Seria A.

Me pistën “Modriç” tashmë të shuar, zikaltërit kërkojnë një lojtarë klasi në mesin e fushës. Barcelona kërkon deri në 45 milionë euro për nënkampionin e botës, por gjithçka mund të arrihet edhe për më pak, duke përfshirë në kontratë bonuset. Rakitiç do të mbush 31-vjeç në mars dhe ka një kontratë deri në 2021 me katalanasit ku përfiton 5.5 milionë euro në sezon.

Inter nga ana tjetër ofron një kontrat 3-vjeçare . Takimet sekrete mes Ausilios dhe Marotas duket se po “asfaltojnë” rrugën që Rakitiç të vishet zikaltër. Pak kohë më parë edhe bashkëshortja e tij u shpreh se pëlqente Milanon.

 

 

Related posts

MOTIVET E PËRHUMBJES “ZIKALTËR”/ Gabime në zëvendësime dhe nervozizëm, Interi bën… “harakiri”

Delo.autor

Blindohet Franca për finalen e Kupës së Botës, 110 mijë agjentë në patrullim

Isa.Autor

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Nuk mund të vrapojë jashtë, 50-vjeçari përshkon gjysmëmaratonën në tarracën e shtëpisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment