Champions League Futboll Sport

NDESHJA ATLETICO-JUVENTUS/ Kritikohet Conte: Nuk do ta fal kurrë…

Juventus, Atletico Madrid, Chelsea. Sa kryqëzime në një ndeshje të Champions League. Te “Colchoneros” luajnë dy ish-sulmues të skuadrës që tani drejtohet nga Maurizio Sarri, Diego Costa dhe Morata. I dyti ka qenë edhe një futbollist i Juventus-it, ndërsa i pari është larguar nga “Stamford Bridge” nga një trajner që për tre vite… është shoqëruar me “Zonjën e Vjetër”.

Ndeshja e luajtur në “Wanda Metropolitano” ka qenë shumë e dhimbshme për tifozët e Chelsea-t, të cilët kanë sulmuar Antonio Conte-n në rrjetet sociale për largimin e Diego Costas nga ekipi. “Nuk do ta fal kurrë Conte-n për largimin e Costa-s nga Chelsea”, ka shkruar një tifoz i londinezëve në Twitter. Dhe ka shumë mundësi, duke parë rezultatet e fundit të “Bluve” dhe vështirësisë për të gjetur një zëvendësues të denjë për spanjollin, që shumë të tjerë ta mendojnë në të njëjtën mënyrë.

“Agresiviteti, forca  e tij dhe mbi të gjitha golat që shënon… Çfarë nuk do të jepja për ta parë përsëri te Chelsea”, ka shkruar një tifoz tjetër. Edhe loja e Filipe Luis, një tjetër futbollist që u largua nga londinezët për t’u kthyer tek Atletico, ka shtuar nostalgjinë e tifozëve “blues”, edhe pse Marco Alonso nuk po kalon një moment shumë të mirë forme.

Gjithsesi, ai që duke se nuk i mungon aspak tifozëve të Chelsea-t është Morata, i cili ka shkuar më afër golit se Diego Costa në ndeshjen kundër Juventus-it. Madje, ish-juventini ka shënuar, por VAR-i ia ka anuluar. Nostalgjia për “Hulk”, siç e quanin te Chelsea, është shumë e madhe. “Nuk do ta harroj kurrë gabimin e Conte-s me Costa-n. Kemi shitur një lojtar të madh”.

Kushedi çfarë mendimi mund të ketë Higuain në lidhje me këtë…

Related posts

PREKËSE/ David Silva “hap zemrën”, si e përballova luftën e djalit me jetën…

Isa.Autor

“KUSH S’KËRCEN ËSHTË MI BASHKIE”/ Shikoni çfarë ndodhi në tribunë gjatë Derbit në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

De Biazi: Duka e di se si rregullohet kjo punë, Shqipëria duhet t’i fitojë edhe miqësoret

Sadik.Autor

Leave a Comment