Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEICESTER/ Ja trajneri që do të shkruajë historinë Premier League (FOTO)

I rikthyer në fushë dy vite më parë si trajner i Crystal Palace, Roy Hodgson do të shkruajë nesër historinë e Premier League. Në moshën 71 vjeç e 198 ditë, ai do të bëhet trajneri më i vjetër në moshë që drejton një skuadër në Premier League.

Rekordi i mëparshëm mbahet nga një tjetër legjendë e futbollit anglez, si Bobby Robson. Ekipi i Crystal Palace, që luan për mbijetesën në Premier, do të udhëtojë në Leicester, aty ku ditën e shtunë (ora 18:30) do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat.

Roy Hodgson, që në vitin 2016 ishte shkëputur nga futbolli, pasi u largua nga kombëtarja e “3 luanëve”, u rikthye në detyrë në vitin 2017, te skuadra e Crystal Palace. Ky është ekipi ku ai hodhi hapat e parë në karrierën e tij si futbollist.

Në konferencën e sotme për shtyp, Hodson tha: “Do të vazhdoj të drejtoj edhe për shumë kohë, pasi nuk më mërzit dhe streson kjo që bëj. Unë nuk mendoj për rekordin e nesërm, por se si të shpëtojmë nga rënia nga kategoria dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”.

Related posts

KRIZA E LAZIOS/ Maurizio Sarri mediton dorëheqjen nga posti i trajnerit

F.autor

DRIDHET JUVENTUSI/ “Ylli” i mesfushës në dyshim për “Derbin e Italisë”

Isa.Autor

DEGJENERON SITUATA PAS NDESHJES NË KOSOVË/ Policia futet në stadium dhe përdor gaz lotsjellës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment