Futboll Seria A Sport

HEQ DORË NGA ICARDI/ Marotta gjen zëvendësuesin e yllit, ja shifra

Pas mbrojtësit Diego Godin një tjetër lojtar me përvojë mund të afrohet tek skuadra e Interit. Bëhet fjalë për sulmuesin 32-vjeçar Edin Dzeko, që sezonet e fundit po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Romës.Edhe pse 32 vjeç, drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, beson se sulmuesi boshnjak do të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme te zikaltërit. Jo vetëm kaq, por Marotta mendon se do të jetë pikërisht Dzeko ai që do të zëvendësojë sulmuesin Mauro Icardi nëse palët divorcojnë në fund të këtij sezoni.

Në merkaton e janarit, që sapo u mbyll, kostoja e sulmuesit ishte 24 milionë euro, por në fund të këtij sezoni Interi mund ta bëjë të tijin lojtarin për 15-18 milionë euro. Roma mund të pranojë këtë ulje të çmimit të lojtarit, që ka një rrogë të lartë dhe mund ta lërë të lirë atë për një shumë më të ulet se 20 milionë euro.

Related posts

Ditë historike për Rusinë/ Zyrtari shtetëror e krahason fitoren e djeshme me Luftën II Borërore

Isa.Autor

RUSI 2018/ Ndalohet alkooli në Kupën e Botës, rebelohen moskovitët

Sadik.Autor

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment