Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME “DJAJTË E KUQ”/ Klopp fajëson: Ato ndikuan tek ritmi i lojës sonë

Jurgen Klopp ka folur pas barazimit pa gola të marrë në fushën e Manchester United: “Mund të ndihemi sikur kemi fituar një pikë ose kemi humbur dy. E nisëm ndeshjen siç donim, por më pas filluan dëmtimet e njëpasnjëshme dhe humbëm Firmino-n”, ka thënë trajneri gjerman.

“Nëse do të kishim vazhduar të luanim në të njëjtën mënyrë siç e nisëm mund të kishim fituar, por ato dëmtime ndikuan te ritmi i lojës sonë. Nuk luajtëm mirë dhe për këtë arsye mund të them se është një pikë e fituar”.

“Ndeshje të tilla zhbllokohen gjithmonë nga një episod. Lojtarët nuk ndiheshin mirë sot, mund ta shihja në fytyrat e tyre. Ishte e çuditshme. Mendova ‘çfarë po ndodh këtu’. Humbëm ritmin dhe nuk e rikuperuam më”, ka thënë Klopp.

Related posts

Zidane: Asgjë nuk kisha planifikuar pas Realit, aktualisht jam duke…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Polonia lë “thatë” De Biazin, zyrtarizon trajnerin e ri

Isa.Autor

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK JUVENTUS/ Trajneri i Romës: E lashë Dzekon në stol për ta mbrojtur

Delo.autor

Leave a Comment