Futboll Seria A Sport

“RREZIKON TË…”/ De Biasi: Icardi si “minë me sahat” tek Interi

Giani De Biasi ndjek gjithmonë me shumë kujdes ngjarjet te skuadra e Interit.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka qenë në të kaluarën e tij futbollist në radhët e zikaltërve dhe shpesh është përmendur si një prej emrave më të mundshëm për të marrë drejtimin e ekipit

Normalisht, as De Biasi nuk i është shmangur dot temës më të nxehtë të ditëve të fundit, asaj të Mauro Icardit dhe të ardhmes së tij tek Interi.

Sipas ish-trajnerit të kuqezinjve, kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt, për të evituar që të përshkallëzohet më tej.

“Nëse çështja Icardi do të menaxhohet mirë, ashtu siç mendoj, mund të ketë një qartësim në dhomat e zhveshjeve të Interit. Përndryshe rrezikon të kthehet në një ‘minë me sahat’. Personalisht shpresoj që të paktën të shuhen projektorët mbi familjen e futbollistit”, deklaroi ish-tekniku i kuqezinjve.

Related posts

“KEMI BESIM”/ Largimi i Xhakës, Arteta: Nuk përgjigjem për historitë e Granitit

F.autor

TALENTIN E TIJ KËTË JAVË E VUAJTI EDHE MESSI/ Adoleshenti shqiptar zgjidhet përsëri në formacionin e javës

F.autor

MERKATO E VERËS/ Ukrainasi refuzon Kukësin, ja paga e majme që kërkoi sulmuesi 24-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment