Futboll Seria A

Roma në udhëkryq për sulmin, neglizhon sulmuesin e Liverpool

Sulmuesi anglez i Liverpool, Daniel Sturridge, nuk konsiderohet si një alternativë e përshtatshme për të zëvendësuar boshnjakun Edin Dzeko, i cili është në prag të rikthimit në Angli, por me ekip të ri.

Chelsea po tenton të mbyllë bisedimet me skuadrën italiane për të kompletuar repartin e saj të sulmit duke parë rënien e spanjollit Alvaro Morata. Nevoja për të sjellë në “Stamford Bridge” një gjuajtës me eksperiencë i ka shtyrë britanikët të vëzhgojnë në Itali.

Megjithatë për klubin verdhekuq problemet duket se sapo janë shfaqur në horizont. Kryeqytetasit nuk janë të bindur nga niveli dhe forma aktuale e Sturridge. Ai ka humbur vendin në formacionin bazë dhe kriza e dëmtimeve të njëpasnjëshme nuk e ka lejuar që të arrijë formën optimale dhe ritmin e duhur.

Ish-sulmuesi i Chelsea po rrezikon seriozisht dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Rusi 2018”  duke parë sigurinë dhe potencialin që ofrojnë Harry Kane dhe Jamie Vardy.

Related posts

Shfaqet traileri i ciklit të dokumentarëve të Juventusit në Netflix

Q.Autor

ZYRTARE/ Alban BUSHI zyrtarizon listën për ndeshjen kundër Spanjës, ja risitë te U-21 (LISTA)

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Ibrahimovic: Mourinho më ka “masakruar” një herë kur…

F.autor

Leave a Comment