Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Skënderbeu tërbon durrsakët në fund me barazim, polemika për gjykimin në “Niko Dovana”

Është mbyllur në barazim 2-2 supersfida mes Teutës dhe Skënderbeut. Një përballje dramatike, ku nuk munguan polemikat për gjykimin.

Vendasit arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, me anë të një penalltie tepër të dyshimtë të shndërruar në gol nga Kallaku. Dora e Radasit ishte ngjitur me trupin dhe për me tepër distanca ishte vetëm një metër larg kundërshtarit. Në minutën e 62-të Teuta dyfishoi rezultatet me Traore, ndërkohë që 6 minuta më pas, Muzaka rihapi takimin.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me triumfin e “Djemve të Detit”, Nazmi Gripshi, shtangu ish-skuadrën e tij në minutën e fundit të ndeshjes, duke shënuar golin e barazimit. Në momentin e shënimit të golit të barazimit, lojtarët e Teutës kanë shpërthyer në protesta pasi pretenduam për një faull ndaj Traore në sulm.

Related posts

E KISHTE TATUAZH NË TRUPIN E TIJ/ Ja se cili person ka vdekur në të njëjtën ditë me legjendën Maradona…

Delo.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Një përballje ku të dy ekipet synojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Bacelona-Levante, Messi zhbllokon rezultatin

Delo.autor

Leave a Comment