Futboll Premier League Sport

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Southampton i prish “festën” Harry Kane

Harry Kane ka kaluar Tottenham në avantazh ndaj Southampton me golin e 200-të të karrierës së tij, por vendasit i kanë prishur festën teksa kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duk efituar 2-1. Me këtë rezultat, Spurs mbeten në vend të tretë, por rrezikojnë të parakalohen nga Chelsea që ka dy ndeshje më pak, ndërsa Manchester United ose Arsenal mund t’i afrohen.

Newcastle ka përmbysur disavantazhin e dy golave në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola pas pushimit falë Rondon dhe Perez. Megjithëse Ritchie humbi një penallti në pjesën e parë, skuadra e Rafa Benitez nuk është dorëzuar dhe ka përmbysur gjithçka në mënyrë spektakolare.

Cardiff ka mposhtur West Ham 2-0 brenda, ndërsa edhe Leicester ka fituar brenda ndaj Fulham me rezultatin 3-1. Bournemouth ka mposhtur 2-0 vendin e fundit Huddersfield.

Related posts

KUQEZINJTË NË HALL/ Dosja në KAS: Milani mbrohet duke përdorur… Interin

Isa.Autor

Dëborë e madhe në Kukës, ja si duket fusha pak minuta para se të nisë ndeshja (FOTO)

Q.Autor

AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Arrestohet presidenti i klubit francez…

Delo.autor

Leave a Comment