Futboll Sport

LIVE/ Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, skuadrat çerekfinaliste mësojnë kundërshtarët

Hidhet sot në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Tetë skuadrat më të forta të Europës sivjet do të njohin rivalet e tyre të radhës në Ligën e Kampioneve. Shorti do të jetë i lirë, por duke parë dominimin anglez, me katër skuadra të dërguara në çerekfinale, një derbi duket më se i sigurt që do të dalë nga goglat e sotme, ndonëse çdo gjë mund të ndodhë.

Sigurisht që sot, përveç përballjeve angleze, ndoshta nuk do të mungojnë as ato që quhen beteja titanësh apo finale të parakohshme, siç mund të jenë sfidat mes Sitit e Liverpulit, Siti-Juventus apo akoma më shumë, një Barcelona-Juventus që do të rikthejë përballë njëri-tjetrit, Lionel Mesin me Kristiano Ronaldon.

Shorti në kohë reale 12:00

 

Klubet që janë kualifikuar

Ajaks
Barcelona
Juventus
Liverpul
Mançester Siti
Porto
Mançester Junajtid
Totenhem

 

 

Related posts

Diego Costa shënon gol ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

Spanjë – Marok/ Zbulohen formacionet e mundshme me plot surpriza

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Ivan Rakitic drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment