Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ SWANSEAS/ Guardiola: Ndonjëherë të ecën fati me këto përmbysje…

Manchester City ka përmbysur disavantazhin e dy golave ndaj Swansea duke kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup.

Megjithatë, ishte një fitore me polemika teksa goli i tretë i shënuar nga Sergio Aguero ishte në pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola është shprehur se nuk i pëlqen të fitojë me vendime të gabuara të arbitrave dhe do të donte të kishte VAR në lojë.

“Rreth e qark Europës përdoret VAR. Këtu jo. Nuk më pëlqen të fitoj në këtë mënyrë. Më vjen keq.”

Ndërkohë, heroi i ndeshjes Aguero ka folur për BT Sport: “Ndonjëherë të ecën fati me këto përmbysje. Është e rëndësishme që u kualifikuam në gjysmëfinale, kështu që jemi të lumtur. Gjithmonë kemi besuar te fitorja, gjithmonë luftojmë.”

Related posts

TIRANA-SKËNDERBEU/ Shehi me ndryshime, Memelli rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pirlo: 5 klubet favorite për të fituar Championsin. Ja befasia e madhe mungon…

Isa.Autor

Willian “thumbon” trajnerin Conte-n pas lënies jashtë finales së FA Cup

Sadik.Autor

Leave a Comment