Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani niset që sot drejt Vlorës, gati për ndeshjen me kuqezinjtë

Partizani ka vijuar përgatitjet në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Kamëz. Seanca e radhës është zhvilluar të mërkurën, në orën 11:00.

I gjithë grupi i lojtarëve të kuq është stërvitur i plotë, me përjashtim të mbrojtësit Fejzullahi, i cili po vijon veçmas programin e riaftësimit. Ditën e sotme, “demat” do të zhvillojnë edhe seancën e fundit, në po orën 11:00, dhe pasdite do t’i drejtohen qytetit të Vlorës, për ta kaluar natën e sotme atje, në grumbullim, në kuadër të ndeshjes së javës së 17-të të Superiores, kundër Flamurtarit.

Ky do të jetë ballafaqimi i parë zyrtar për vitin 2018. Kuqezinjtë e Vlorës pozicionohen në vendin e dytë, me 28 pikë, ndërsa të kuqtë kryeqytetas në vendin e pestë, me 24 pikë. Sikurse shihet, diferenca mes dy skuadrave është 4 pikë për momentin.

Related posts

ZYRTARE/ Ishin të rëndësishëm në sezonin e kaluar, largohen dy lojtarët e Partizanit…

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË “EURO”/ Shkëmbi apel lojtarëve: Duam apo s’duam ne, vetëm për…

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ Një sfidë e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment