Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ICARDIT NË ENIGMË/ Interi kërkon të blejë një tjetër argjentinas, ja emri i bujshëm

Mauro Icardi mbetet i izoluar tek Interi dhe e ardhmja e tij është një enigmë e madhe, pavarësisht se klubi mundohet të fshehë tensionin dhe Beppe Marotta të hënën deklaroi se pret që sulmuesi të kthehet së shpejti.

Lautaro Martinez i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjen fantastike në derbi dhe Interi e sheh si liderin e sulmit në të ardhmen, ndaj për Icardin largimi po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Sot La Gazzetta dello Sport del me lajmin e bujshëm se klubi zikaltër ka ndërmend të tentojë blerjen e një tjetër argjentinasi, Paulo Dybala, për të cilin do të ofronte pikërisht Icardin, i cili i pëlqen shumë Juventusit.

Mandzukic është ndoshta në sezonin e fundit si bardhezi dhe Icardi do ishte sulmuesi ideal për torinezët, që kërkojnë të rinovojnë sulmin pa shpenzuar shifra të çmendura. Dybala nuk është i lumtur në Torino, e ka humbur vendin në formacion dhe e ka të qartë se Cristiano Ronaldo është në epiqendër për klubin dhe mediat, ndaj një transferim tek Interi do t’i interesonte shumë për t’u kthyer protagonist, edhe pse së pari zikaltrit duhet të shkojnë në Champions League, për të joshur emra si Dybala.

Related posts

Takimi konsiprativ i PSG, ku mungoi trajneri Emery

Q.Autor

“ME PUNË E SAKRIFICË…”/ Kosova renditet e para në Kampionatin Evropian të Xhudos

Delo.autor

De Laurentiis i vë çmimin shkodranit, ja sa vlen Elseid Hysaj…

Isa.Autor

Leave a Comment