International

Zyrtare: Bert van Marwijk merr drejtimin e Australisë

Bert van Marwijk është trajneri i ri i Australisë. Federata Australiane e Futbollit njoftoi zyrtarzimin e marrëveshjes me trajnerin holandez, që do t’i drejtojë “Los Socceroos” në Kupën e Botës, “Rusi 2018”. “65-vjeçari, – shkruhet në njoftimin e federatës, – e njeh mirë skuadrën, pasi e ka studiuar si kundërshtare kur drejtonte Arabinë Saudite gjatë kualifikueseve vitin e kaluar.”

Bert van Marwijk, ish-trajner i Holandës në “Brazil 2014”, ku arriti deri në finale, ka eksperiencë të madhe edhe në drejtim të klubeve si Feyenoord, Borussia Dortmund dhe Hamburg.

“Australia nuk do të shkojë në Rusi vetëm për të marrë pjesë në Botëror. Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet,” – deklaroi holandezi.

Australia kishte mbetur pa trajner që pas dorëheqjes së Ange Postecoglu. Kombëtarja e Kangurëve është shortuar në të njëjtin grup me Francën, Danimarkën dhe Perunë.

Related posts

Eliminimi i Italisë, Figo: Më vjen keq por mos i thoni gruas sime…

Q.Autor

Olimpiada, preken nga virusi edhe dy sportistë zviceranë

Q.Autor

Trajneri i Valencias, Marcelino: “Cancelo nuk do të largohet nga Interi”

Q.Autor

Leave a Comment