Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Mesfushori madrilen drejt Manchester Cityt, ja shifra e operacionit

Saul Niguez është objektivi parësor i Pep Guardiola për të zëvendësuar Fernandinho në pozicionin e tij në fushë. “ESPN” ka bërë me dije se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit anglez është shumë pranë, edhe Atletico Madrid ka rënë dakord me ofertën e “Citizens”.

Spanjolli ka klauzolë largimi 130 milionë euro, por Atletico Madrid ka vendosur të rrisë fondet e klubet përmes shitjes së disa lojtarëve, kjo edhe për shkak të dështimit në Champions League. Marrëveshja për lojtarin do të kryhet për 80 milionë euro.

Barcelona kishte kërkuar prej kohësh të merrte Niguez, por sipas burimeve të medias së lartpërmendur, klubi nga Madridi i ka bërë me dije klubit katalanas se lojtari ka zgjedhur të vijojë karrierën në Premier League, te Manchester City.

Related posts

“CONTE ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS FUTBOLLIT”/ Mesfushori Matic thur elozhe: Bën lojtarët të vrapojnë për…

Delo.autor

Kush fiton Botërorin? Ja përgjigja e Schweinsteigerit pas eliminimit të Gjermanisë (VIDEO)

Isa.Autor

Peruja largohet me fitore nga Botërori (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment