Futboll La Liga Sport

NUK KTHEHET NË “BERNABEU”/ Real Madridi i vendos çmimin James Rodriguez, ja shifra e çmendur

James Rodriguez u huazua te Bayern Munich në verën e vitit 2017. Braktisi Real Madridin dhe u duk se në Bavari gjeti besimin e duhur. Pasi ishte një nga protagonistët e sezonit të kaluar, nën drejtimin e dyfishtë të Carlo Ancelotti dhe Juup Heynckes, këtë vit kolumbiani ka shënuar tashmë 7 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 23 ndeshje, nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac.

Në vitin e dytë të një huazimi, që po përfundon, Bayern Munich është i thirrur të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit, apo do ta kthejë mbrapsht në “Santiago Bernabeu”. Pasi ka paguar 13 milionë euro te Real Madridi për ta marrë atë përkohësisht në Bavari, klubi gjerman duhet të investojë një tjetër shumë, 45 milionë euro për ta blerë kartonin e mesfushorit.

E sigurt duket se, edhe në rast të një vendimi negativ nga kampionët gjermanë, James Rodriguez nuk do të kthehet te Real Madridi, për të qëndruar atje sezonin e ardhshëm. Sipas “ABC”, të bardhët e kanë vendosur tashmë për ta nxjerrë në merkato, duke i caktuar edhe shifrën: 70 milionë euro.

I ndjekur me kujdes nga Arsenali, Manchester United, Liverpool, Juventusi dhe Napoli, siç thotë “Marca”, e ardhmja e kolumbianit duket e destinuar të materializohet larg nga kryeqyteti spanjoll.

Related posts

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Klopp impresionohet nga kundërshtari i fundit, gati klauzola për…

Delo.autor

TRANSFERIMET E BUJSHME/ Takim i fshehtë mes presidentëve të Barçës, PSG dhe…

Isa.Autor

Nëse Luis Enrique shkon te Chelsea, transferimi i tij i parë do të jetë Suarez

Q.Autor

Leave a Comment