Albanian Stars Futboll

U largua nga Astana, Llullaku pranë rumunëve

Azdren Llullaku është lojtar i lirë. Nga Astana është larguar pas prishjes së kontratës dhe tashmë po pret ofertën e duhur për të ardhmen e tij. Viti i fundit për të nuk ka qenë i mirë, këtë e tregon edhe numri i golave, por në Kazakistan ka pasur edhe një pozicion të ri për sulmuesin e Shqipërisë në disa ndeshje, teksa është aktivizuar edhe si trekuartist. Gjithsesi ai kapitull për të është mbyllur dhe duhet të mendojë për të ardhmen.

Në mediat rumune raportohet se Gas Metan mund të përfitojë shërbimet e sulmuesit në pjesën e dytë të sezonit. Edhe vetë LLullaku nuk e ka mohuar një rikthim në Rumani, duke deklaruar se do e marrë në konsideratë këtë pistë.

Te Gaz Metani-i Llullaku arriti të shënojë 16 gola në kampionat në pjesën e parë të sezonit 2016-2017, ndërkohë që tani rumunët e duan për t’i ndihmuar në sigurimin e mbijetesës, pasi ndodhen në vendin e 12-të (kampionati elitar rumun është me 14 klube) me 15 pikë.

Related posts

E BUJSHME/ Gazetari befason me votat e tij, nxjerr jashtë “top 5” Messin dhe Ronaldon

Delo.autor

ISH-MENAXHERI I ICARDIT/ Abian Moreno: Wanda mendon vetëm për paratë, jo për…

Isa.Autor

Bayern Munichen hidhet në sulm për mesfushorin kroat që po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment