Futboll Premier League Sport

PRANË ZYRTARIZIMIT TEK PSG/ Ylli i “Djajve të Kuq” deklaron: Kur ke vetëm tre muaj kontratë dhe nuk…

Ander Herrera është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të tij te PSG. Sikurse raportojnë mediat britanike, spanjolli dhe klubi parisien ndodhen në etapat e fundit të finalizimit të marrëveshjes që do të hyjë në fuqi për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori spanjoll do të përfundojë eksperiencën e tij 5-vjeçare në Old Trafford, pasi kontrata e Herreras me Manchester United skadon më datë 30 qershor, për të mundësuar transferimin e tij me kosto zero te PSG.

Referuar mediave britanike, Manchester United i ka ofruar spanjollit një marrëveshje me vlerë 113,000 euro në javë, ndërkohë që PSG i ka ofruar jo pak por 170,000 euro në javë dhe një kontratë deri në 2022. Ander Herrera, konsiderohet si partneri ideal për Verrati te PSG.

Në një intervistë dhënë për ‘El Periódico de Aragón’, Herrera deklaroi: “Është logjike kur ke vetëm tre muaj kontratë dhe nuk ka shumë mundësi zgjedhje. E dija që diçka do të dilte, normalisht. Unë fokusohem të luaj futboll në këtë një muaj e gjysmë që mbetet, të tjerat i ka në dorë menaxheri im, për rinovim me United sikurse dhe për të komunikuar mbi ndonjë transferim në tjetër klub”.

Related posts

PAS SFIDËS NDAJ ATLETICOS/ Një fans i komentoi të dashurën, futbollisti i Barcelonës i jep reagimin epik (VIDEO)

Delo.autor

U RIKTHYE TEK TOTTENHAM/ Gareth Bale: Mourinho di më mirë se kushdo tjetër të fitojë trofe

Delo.autor

SIGUROJNË FITORE TË ARTË/ “Gjirokastritët” “gjunjëzojnë” Laçin dhe arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment