Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo janë dy yjet e rinj të futbollit italian. Rreth tyre, por edhe me Donnarumma, Bernardeschi, Barella e Chiesa, trajneri Roberto Mancini është duke ringritur kombëtaren italiane të futbollit pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror.

Gjithsesi, Kean e Zaniolo, i pari futbollist me Juventusin dhe i dyti me Romën, mund të jenë protagonistë të një shkëmbimi “kokë më kokë” verën e ardhshme. Mes dy futbollistëve marrëdhënia është shumë e mirë, por shumë shpejt fatet e tyre mund të kryqëzohen.

Sipas “Calciomercato”, juventus dhe Roma po mendojnë për një shkëmbim, me Kean që do të transferohet nga Torino drejt kryeqytetit dhe Zaniolo që do të udhëtojë në sensin e kundërt. Prej kohësh Juventusi ndjek Zaniolo dhe në rast se Roma e nxjerr në merkato bardhezinjtë janë të parët në listë për ta blerë.

Për të evituar shuma të mëdha parash, Juventusi është gati të heqë dorë nga Kean, duke e çuar te Roma. Kështu, dy futbollistët, që njihen prej disa vitesh (që nga ekipet e moshave të Italisë) do të vijojnë të jenë rivalë në fushë.

Related posts

E FUNDIT/ U ndëshkua me kartonin e kuq, ja kush është vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Isa.Autor

GODITJA E CR7 ËSHTË “VRASTARE”/ Ja si e shemb përtokë Sami Khediran (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Një shqiptar për Interin, futbollisti i njohur u ofrohet zikaltërve

Delo.autor

Leave a Comment