Futboll Kategoria Superiore Sport

SHERRI TIRANA-LAÇI/ Klubi i Tiranës denoncon: Lojtarët tanë u provokuan dhe dhunuan…

Nëpërmjet një denoncimi publik në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të sfidës ndaj Laçit. Sipas bardhebluve lojtarët e Tiranës u provokuan dhe dhunuan, teksa njoftohet se drejtuesit e klubi i kanë venë në dispozicion Policisë pamjet filmike duke pritur zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Denoncim publik

Klubi i Futbollit Tirana denon ashper ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policise se Tiranes pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore.

Denoncimet publike ne kete vend, thuajse gjithmone kane rene ne vesh te shurdhet per te mos sjelle ndryshim. Per kete dhe te tjera arsye, zgjedhim te mos flasim gjate por te veprojme.

Dy jave me pare, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshen skuadren ne fushe ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur nje ceshtje ndaj tij ne FIFA, ne sektorin e Luftes kunder Racizmit, ne mungese te nje pergjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Dje skuadra u vodh ne fushe, ne nje ndeshje qe mund te luhej deri ne te gdhire sipas kryesorit Kridens Meta dhe me pas u provokua dhe u godit turpshem.

Pamjet filmike jane depozituar ne Policine e Tiranes. Ngjarjet e dy javeve te fundit do te relatohen gjithashtu ne UEFA dhe FIFA.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Trajneri i Cardiff, Neil Warnock: Nuk arrij të fle

Delo.autor

Yjet që u “zbehën” në këtë Botëror, formacioni me 11 “zhgënjyesit” më të mëdhenj

Isa.Autor

“JETËT TONA JANË BOSH PA TY”/ Vanessa dedikim prekës për Kobe Bryant për ditëlindje

Delo.autor

Leave a Comment