Futboll Premier League Sport

SKANDALI NGA ANGLIA/ Ylli i kombëtares sherr me grushte në gjendje të dehur (VIDEO)

Portieri i Anglisë dhe i Everton, Jordan Pickford ka kaluar një nga netët më të vështira, teksa kishte vendosur për të dalë me të fejuarën e tij në një nga baret e qytetit të Sunderland.

Ai është filmuar në brendësi të barit duke konsumuar alkool dhe duke dhënë foto për fansat e tij. Gjithsesi nuk ka shkuar gjithçka mirë kur ka dalë nga bari për të shkuar në një bar tjetër është përballur me disa tifozë të Newcastle, me të cilët ka filluar të përleshet fizikisht, me shkakun se i kanë ngacmuar të fejuarën e tij, Megan Davison.

Pavarësisht përpjekjeve 25-vjeçari anglez duket se ishte i pafuqishëm fizikisht sepse edhe krahët i lëviz shumë ngadalë i ndikuar nga konsumimi i alkoolit.

Në lidhje me këtë çështje klubi i Everton njoftoi se ka hapur një hetim dhe pritet të marrë masa për lojtarin e tyre.

Related posts

Van Gaal: Kështu iu hakmorra Manchester Unitedit

Q.Autor

REFUZON FANELLËN E JUVENTUS/ Shikoni reagimin e djaloshit kur kapet nga kamera (VIDEO)

Delo.autor

“DI MARIA” DHE “DYBALA” I RI/ Juventusi gjen talentet e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment