Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ja vendimi që merr Spalletti për ish-kapitenin “Zikaltër”

Inter do të luajë në transfertë ndaj Genoa ditën e mërkurë në orën 21:00, një ndeshje tepër delikate për renditjen në Serie A, sidomos pas humbjes ndaj Lazio.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri Luciano Spalletti, i cili dha lajmin e shumëpritur se Mauro Icardi është grumbulluar për këtë sfidë.

Icardi – “Mauro është grumbulluar. Ajo që ka bërë Marotta është një punë përcaktuese, ai bëri të mundur që palët e përfshira në këtë mes të arrijnë në një marrëveshje reale dhe jo virtuale. Tani Icardi është në kondicionin e duhur për të ndihmuar ekipin. Për ne Icardi është shumë i vlefshëm, madje më shumë se Messi dhe Ronaldo bashkë, por kur është pjesë e skuadrës”.

Kujtojmë që ndeshja e fundit e Icardit me Inter daton më 9 shkurt të këtij viti dhe në stërvitje u kthye pas 40 ditësh, për shkak të problemeve me skuadrën, ku i hoqën edhe shiritin e kapitenit.

Related posts

Holanda “përqafon” teknologjinë, sistemi VAR vendos nga sezoni i ardhshëm

Sadik.Autor

NË PRAG TË MIQËSORES NDAJ FERONIKELI/ “Kuqezinjtë” bëjnë publike listën me 24 lojtarët e grumbulluar, ja emrat

Delo.autor

Lojtari i Anglisë me çorape me vrimë në ndeshjen kundër Belgjikës, “plas” gallata në internet

Isa.Autor

Leave a Comment