International

De Biasi-Scolari/ Garë për stolin e Kombëtares që merr pjesë në Botëror

Gianni De Biasi pak ditë më parë u përfol si një prej kandidatëve që mund të drejtojë përfaqësuesen e Australisë në Botërorin e verës së ardhshme, por duket se për trajnerin italian do të jetë përballë një konkurent shumë i fortë. Emri i tij është Luis Felipe Scolari.

Lajmin si kandidat e ka pohuar vetë trajneri brazilian, nga vendlindja e tij, ku ndodhet për pushime, pas largimit nga Kina, ku drejtonte Gunagzhou Evergrande.

“Po, është e vërtetë që jam kontaktuar. Emri im është në radarët e tyre”, u shpreh Scolari .

Në këto kushte Gianni De Biasi do t’i ndajë shanset e tij për Botërorin e Rusisë me një emër të madh të futbollit botëror.

Related posts

Kupa e Botës për Klube/ Formacionet zyrtare: Al Jazira – Real Madrid

Q.Autor

Ryan Giggs intervistohet për postin e trajnerit të Uellsit

Q.Autor

Icardi shkon te Real por vetëm me një kusht..

Q.Autor

Leave a Comment