Futboll Seria A Sport

NGA BUFFONI NË PORTË TEK RONALDO NË SULM/ Ja lojtarët e frikshëm që zgjedh Kapelo në formacion

Fabio Kapelo ka qenë një nga ata trajnerët e famshëm, që ka trajnuar shumë ekipe të mëdha dhe shumë kampionë.

Prestigjozja “Corriere Dello Sport” na rikujton se cili është formacioni më i mirë që Kapelo ka zgjedhur nga lojtarët, të cilët i ka trajnuar gjatë karrierës së tij.

Skema e zgjedhur nga Kapelo është 4-3-3 dhe në këtë formacion ka shumë lojtarë të Milanit të vitit 1993-1994.

Kapelo nuk kishte kë të zgjidhte në portë, tjetër përveç Bufonit. Në mbrojtje janë Kafu, Maldini, Barezi dhe Roberto Karlos. Në mesfushë nëse mund ta quajmë mesfushë me këta lojtarë, janë zgjedhur Redondo/ Rajkard, Saviseviç dhe Raul si i avancuar. Toti sulmues i tërhequr dhe Gulit/ Ronaldo me Van Bastenin në sulm.

Një formacion i frikshëm që nuk ka 11 lojtarë, por 13 pasi Kapelo e kishte shumë të vështirë të zgjidhte mes Gulit e Ronaldos dhe Redondos e Rajkardit.

Related posts

Izraeli shënon një gol të çuditshëm ndaj Shqipërisë, PORTIERI asiston (VIDEO)

Isa.Autor

Koulibaly paralajmëron Napolin: Sarri jeton për futbollin dhe dëshiron përsosmëri

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ INTERI synon zëvendësuesin e RONALDOS tek Portugalia

Isa.Autor

Leave a Comment