Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Pas humbjes ndaj “krutanëve”, Kukësi shkarkon trajnerin Ramazan Ndreu

Ramazan Ndreu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare pas humbjes ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1.

Shkaku i shkarkimit të teknikut krutan është se ai ishte inaktiv në pankinë në sfidën e sotme dhe nuk e menaxhoi siç duhet lojën.

POSTIMI I KLUBIT:

Njfotim i Klubit!

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.

Related posts

DËMTIMI I FRIKSHËM NË SFIDËN KUNDËR BRIGHTON/ Dalin rezultatet e analizave për portierin Lloris, ja sa rrezikon

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Ish-futbollisti i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës ndaj Volfsberger (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus i bën dhuratën e parë Pirlos. Super goditja tek Real Madrid për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment