Futboll Kategoria Superiore Sport

“MALLKIMI” VAZHDON/ Sukaj e Flamurtari zhysin bardheblutë

Flamurtari doli i fituar nga ndeshja e javës së 27-të, në shtëpi përballë Tiranës, me shifrat e ngushta 1-0. Ndeshja pa bardheblutë kërkues me Halilin e Hasanin, por edhe kuqezinjtë ngacmonin herë pas here me kundërsulme.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Sukaj përfitoi më së miri nga një largim jo i mirë i topit nga Abibi, pas goditjes së fortë të Mustës që nga jashtë zone.

Tirana u përpoq të reagonte, por pa sukses në të parën. Me fillimin e pjesës së dytë, Hoxhallari fiton penallti në minutën e 52-të, dhe pas disave të humbura këtë sezon, përsipër e merr mbrojtësi Eni Imami. Si për habi, “mallkimi” vazhdon, dhe me të majtën Imami e nxjerr topin jashtë.

Me kalimin e minutave, bardheblutë duket sikur pezmatohen, dhe megjithë zëvendësimet e Memës, nuk kanë forcë për të reaguar. Vlonjatët administrojnë, dhe mbajnë deri në fund fitoren, duke shkuar kështu në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, teksa lënë poshtë Skënderbeun. Nga ana tjetër, situatë kritike për Tiranën, teksa u mund në këtë sfidë, dhe nga ana tjetër fituan Kastrioti e Luftëtari, ndërkohë që e sheh veten në vendin e tetë, me 30 pikë, vetëm 3 më shumë se krutanët.

Related posts

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Klubi amerikan gjen zgjidhjen fantastike për tifozët! Pritet leja e Bashkisë

Delo.autor

Stadiumi drejt degradimit, Lushnja pa sponsor e infrastrukturë. Klubi nuk di ku të stërvitet

Q.Autor

RRËFEN TMERRIN KUR ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Ylli i Barcelonës: E kuptova menjëherë se kishte vdekur…

Delo.autor

Leave a Comment