Futboll Seria A Sport

SPALLETTI ME “DHIMBJE KOKE”/ Interi humbet për dy sfidat e ardhshme titullarin…

Marcelo Brozovic humbet dy sfidat e ardhshme të Interit dhe bën me dhimbje koke Luciano Spallettin, i cili në takimet ndaj Frosinones dhe Romës nuk do të mund të mbështetet te shërbimet e mesfushorit kroat.

Brozovic në këtë sezon është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm për Spallettin, që e ka përshtatur që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në rolin e regjisorit në mesfushë dhe çdo aksion sulmues i Interit lind nga këmbët e 26-vjeçarit.

Analizat e detajuara të cilave iu nënshtrua Brozovic paraditen e sotme evidentuan një dëmtim muskular.

Mesa duket largimi i parakohshëm nga fusha në duelin e fundjavës ndaj Atalantës ka lënë pasoja te mesfushori kroat, i cili tashmë rrezikon të mungojë edhe në supersfidën ndaj Juventusit, edhe pse javën e ardhshme Brozovic do t’u nënshtrohet të tjera analizave dhe në kampin zikaltër do të tentojnë të bëjnë mrekullinë për ta rikuperuar që për sfidën ndaj Romës.

Related posts

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i Ferrarit: Fitore ose lamtumirë. E di që koha ime tek “Kokëkuqja” ka një limit

Delo.autor

YLLI FRANCEZ I PAKËNAQUR NË “OLD TRAFFORD”/ Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse…

Delo.autor

VDEKJA TRAGJIKE/ Flet prifti: Bryant erdhi dhe u lut në kishë pak orë para se të vdiste

F.autor

Leave a Comment