Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, Muzaka kalon në avantazh korçarët

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Orges Shehit do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 2-0.

Ndërkohë nga ana tjetër, pikët për krutanët e Bledar Devollit janë jetike. Një rezultat negativ në Korçë do ta komplikonte ndjeshëm objektivin e mbijetesës.

Në 28 javë kampionat, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 40 pikë duke mbajtur vendin e 6-të, ndërkohë që Kastrioti renditet në vendin e parafundit me 30 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Shehi ka preferuar nga minuta e parë kroatin Pervan duke ulur në stol Gripshin dhe duke spostuar nga e djathta Muzakën, ndërkohë që Bojom  nuk ja ka dalë të jetë titullar te skuadra mike.

LIVE| SKËNDERBEU-KASTRIOTI 1-0

Muzaka 14′ 

KOMENTI LIVE: 

14′ GOOOOL SKËNDERBEU  1-0/ Gjergji Muzaka kalon në avantazh korçarët. Pas një kombinimi të bukur mes Pervan dhe Bregut, ky i fundit servir për Muzakën, i cili lëviz bukur pas shpinës së mbrojtësve kundështarë dhe gjen rrugën e rrjetës. 

10′ Radas harkon një top drejt zonës, por largon gjithçka Husein.

7’ Kombinim mes Pervan dhe Krasniqit që nuk arrin të finalizohet nga mesfushori.

3′ Përballje e luftuar në këto minuta të para, nuk mungojnë duelet e shumta në mesfushë.

1′ Ka nisur sfida në Korçë, krutanët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Radas, Sambou, Vangjeli, Abazi, Pervan, Sibo, Dita, Muzaka, Bregu, Krasniqi. Trajner: Oreges Shehi.

bandicam 2019-04-14 18-23-07-774

KASTRIOTI: Çekrezi, Ndreca, Çela, Okebugvu, Husein, Ymeraj, Shehu, Kalaja, Marku, Bardhi, Roxher. Trajner: Bledar Devolli.

57106637_449066962528679_7673685671101333504_n

Related posts

E FUNDIT/ Finalja e parë e Conference League do të luhet në “Air Albania”

Delo.autor

Albian Ajeti shënon dy gola në Zvicër për Baselin (VIDEO)

Sadik.Autor

Shokohet Interi! Rrezikon të humbasë lojtarin që ndihmojë të kualifikohet në Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment