Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Klopp: Fitorja e sotme ishte shumë e…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar fitoren e rëndësishme të marrë kundër Chelsea-t për “Sky Sports”.

“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë dhe shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Mendoj se dominuan në disa aspekte, ritmi ishte shumë i mirë. Provuam, krijuam, pasuam dhe gjuajtëm… Kemi bërë gjithçka, pak a shumë”.

Goli i Salah: “Një gol i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Ka qenë një gol i mrekullueshëm nga ana jonë. Henderson? Është një kapiten fantastik për këtë klub. Ka qenë zjarr në tri ndeshjet e fundit”.

Lufta për titull: “Duhet të provojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Kemi shumë respekt për kundërshtarin dhe e dimë se Cardiff (kundërshtari i ardhshëm) lufton për mbijetesën”.

“Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme, sepse Chelsea është një ekip i fortë. Ajo që kemi bërë sot ka qenë e jashtëzakonshme”.

Related posts

Conte pranë lëvizjes surprizë, gjigandi francez përgatit ofertën ‘joshëse’ për të

Q.Autor

Dembele mund të largohet nga Barcelona/ Arsenal shfaq interes për sulmuesin katalanas

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment