Futboll Seria A Sport

KOMPLETOHET BLERJA E KEITA BALDE/ Klubi i Interit kërkon të përfitoje ulje çmimi rreth…

Komplikohet blerja e Keita Balde nga Inter. Klubi zikaltër, sikurse raportohet nga “Fcinternews.it”, nuk duket të ketë qëllim shpenzimin e 34 milionëve të planifikuar verën e kaluar për sulmuesin 24-vjeçar.

Suning tenton të përfitojë një zbritje prej rreth 10 milionë, por Monaco nga ana e saj duket se nuk dëgjon nga ai vesh. Nëse shifrat do të mbeten të njëjtat, atëherë transferimi me titull definitive duket se do të jetë i pamundur.

Ndjkësit nuk mungojnë, me senegalezin që pëlqehet veçanërisht në Premier League. Në janar ishte Wolverhampton që kishte trokitur te Monaco për blerjen e futbollistit, kur dukej se ishte në largim nga “Appiano Gentile”.

Jo më pak i mundshëm është një transferim te Leicester që avantazhohet falë marrëdhënieve të mira me Monaco, ndonëse prioriteti i vetë futbollistit për momentin është qëndrimi në Milano.

Related posts

Largimi i Zidane, Real Madrid “sfidon” Chelsea për Sarrin

Sadik.Autor

TRAGJIKE/ Kanceri i merr jetën gjyqtarit të njohur në Angli

Q.Autor

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Augsburg dhe Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment