Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN TEK NAPOLI/ Elseid Hysaj firmos kontratën e rëndësishme (FOTO)

Bashkëpunimi i kompanisë së mirënjohur Adidas me klubin e Napolit vijon të rritet, teksa pas kontratës së vitit të kaluar me Lorenzo Insignen, këtë herë kanë nënshkruar edhe 4 futbollistë të tjerë napolitanë.

Bëhet fjalë për portierin David Ospina, mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj si dhe sulmuesit anësorë, Simone Verdi dhe Amin Younes, të cilët kanë nënshkruar sot bashkëpunimin me Adidas.

“Jemi shumë të lumtur që kemi përfshirë në skuadrën tonë të atleteve, edhe 4 futbollistë të talentuar të Napolit. Futbolli mbetet fusha jonë prioritare dhe mbetemi në kërkim të bashkëpunëtorëve më të mirë për të reklamuar markën tonë”, tha përfaqësuesja e Adidas në momentin e nënshkrimit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar me klubin napolitan, Simone Verdi do të veshë atletet Adidas X18, Amin Younes dhe Hysaj ato Copa 19 dhe portieri Ospina, modelin Predator.

Related posts

Goli FANTASTIK i Harry Kane i jep avantazhin Tottenham-it (VIDEO)

F.autor

PAS TRIPLETËS NDAJ BOUNEMOUTH/ Salah refuzon çmimin e Lojtarit të Ndeshjes, i jep…

Isa.Autor

THIRRJE RACISTE NDAJ KOSOVËS/ Si i kërkoi Doncic falje shqiptarit, pasi postoi video me thirrje “Vritni shqiptarët”

Delo.autor

Leave a Comment