Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Juventusi kontakton trajnerin e njohur…

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve duket se do të sjellë një lëvizje pankinash në Torino.

“Sky Sports” raporton se kampionët e Italisë kanë filluar të kontaktojnë me ish-trajnerin bardhezi, Antonio Conte.

Aktualisht ai po shijon pushimet që pas largimit nga Chelsea.

Allegri u shpreh pas takimit me Ajaxin se nuk do të largohet nga Juventusi, por edhe presidenti Agnelli qëndroi në të njëjtën linjë.

Mirëpo gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Conte është një trajner që e njeh mirë ambientin dhe nuk do t’i duhej kohë për tu përshtatur.

Aktualisht tekniku italian po pret të mbyllë gjyqin me Chelsean, ku kërkon të dëmshpërblehet me 23 milionë euro.

Related posts

LIDER I VËRTET I ZVICRËS/ Ja momenti emocionues kur Granit Xhaka futet në fushë dhe karikon ekipin (VIDEO)

Delo.autor

MUNDËN FLAMURTARIN/ Nica PRAGMATIST: Që në fillim u kam MËSUAR parimet e…

Isa.Autor

“BLINDON” YLLIN E SKUADRËS/ Ancelotti befason: Vlen 150 milionë euro, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment